Fundviti na sjell gjithmonë edhe Festivalin e Këngës në RTSH.
Almeda Abazi do të jetë prezantuesja e edicionit të 62-të të festivalit të RTSH-së. Sipas “Kryefjala” modelja shqiptare e cila prej vitesh jeton me familjen e saj në Turqi, do të rikthehet në vendlindjen e saj për evenimetin më të rëndësishëm së muzikës.
Por në prezantimin e spektaklit gjigand, ajo nuk do të jetë vetëm. Të njëjtat burime, thonë se djali që do ta shoqërojë është gjithashtu moderator dhe bëhet fjalë për Xhani Shqerrën.
Deri më tani këto janë detajet e para që janë zbuluar nga spektakli i njohur, dhe nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim për të mësuar të rejat e fundit.