Ronaldo Sharka ka ndarë një mesazh për ndjekësit në rrjetet sociale. Ai kërkon që secili prej nesh të flasë me të afërmit, me prindërit që nuk i kanë, pasi në një mënyrë ose në një tjetër ata do u përgjigjen. Duke treguar eksperiencën e tij, pas humbjes së të atit, ai thotë se po përpiqet që të jetojë me kujtimin e babait, edhe pse është e vështirë.
Kapuni fort pas detajeve që në dukje janë të çuditshme, por kanë kuptim të madh për të larguarit tanë të zemres nga kjo bote. Flisni kërkojeni shpirtin e tyre tregojuni atyre per gjërat që kaloni gjatë ditës se do t’iu përgjigjen në një mënyrë ose në tjetrën.
Shpirti i tyre është kudo me ne. Une e ndjej. Mësohem te jetoj me ikjen ama te jetoj me kujtimet e bukura. Kjo eshte lufta ime e perditshme prei disa muajsh me të cilen mundohem te pershtas ne kete lufte edhe mamin. Kur dikush largohet, vec trupi i tij nuk eshte afer ama nese i kerkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme.
Kujtojmë se babai i Ronaldos u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.