Hailey Bieber ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas diskutimit të gjerë që ka pasur këto kohë lidhja e Justin Bieber me Sean Diddy Combs, ku ky i fundit u arrestua përpara pak javësh. Duket se partnerja e Justin u dërgoi një mesazh fansave duke ngarkuar një foto të vitit 2017 të burrit të saj teksa ai u nxjerrë gishtin e mesit paparacëve.
“Gjendja,” e ka mbishkruar Hailey postimin në Instagram, ndoshta duke lënë të kuptohet se spekulimet kanë shkuar shumë larg.