Banorët e “Big Brother VIP” luajtën së fundmi lojën e quajtur “Jenga” ose “Kulla e balancës”. Kulla ishte e ndërtuar nga dërrasat dhe çdo dërrasë kishte të shkruar një pyetje apo dënim.
Ilirit iu desh të performonte një kërcim provokues për njërën ndër banoret e shtëpisë dhe ai zgjodhi Arjolën.
Balerini dha super spektakël dhe u shoqërua me duartrokitje dhe brohorima nga ana e banorëve.