Meritoni poston fotografin me Ilnisën nga pushimet (FOTO)

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë nisur së fundmi pushimet në Bodrum të Turqisë.

Dyshja e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të këtij reality shou. Ndonëse nuk besuan në marrëdhënien e tyre, ata duket se janë më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

Kështu të paktën shfaqen në rrjete sociale me fotografitë që ndajnë së bashku.

Prezantuesi nga Kosova ka publikuar disa momente të tyre nga këto pushime të përbashkëta. Në mesin e shumë imazheve, nuk mungoi edhe një i tillë me gazetaren nga Shqipëria.

Të shumta qenë edhe komentet që mori krahas postimit nga miqtë e ndjekësit.


Shtuar 28.06.2024 19:59