Aktori i dashur i serialeve turke, Kerem feston sot 34-vjetorin e lindjes. Ndër urimet, më speciali është ai i partneres së tij, aktores Hande Ercel.
Ercel ka postuar në Instagram një foto me Kerem, ku të dy shihen shumë pranë njëri-tjetrit.
“Qëndro pranë njerëzve që janë si rreze drite. Gëzuar ditëlindjen pjesa më e këndshme e jetës sime, kaq me fat që të kam”, ka shkruar Hande shoqëruar me një zemër të bardhë.
Edhe Keremi ja ka kthyer me një koment, që ka marrë mijëra pëlqime nga fansat e dyshes.
“Rrezja ime e dritës”, i ka komentuar aktori partneres.
Dyshja e serialit “Sen Cal Kapimi” ka vetëm pak kohë që kanë pranuar publikisht lidhjes e tyre të dashurisë. Ata konfirmuan marrëdhënien e tyre me një foto të ndarë në ‘Instagram”, duke i treguar botës se janë shumë të lumtur bashkë.