E dashura e Uzunit feston sot ditëlindjen, ylli “kuqezi” i bën urimin special (FOTO LAJM)

E dashura e Myrto Uzunit, Huarda Hyseni feston sot përvjetorin e saj të lindjes.

Së bashku me yllin e Kombëtares dhe Granadas, Huarda ka festuar ditën e saj të rëndësishme në Spanjë.

Uzuni me anë të një postimi në “Instagram” e ka uruar duke shkuar “Happy Birthday” dhe shoqëruar me një zemër.

Kujtojmë Uzuni është duke kaluar momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa është shndërruar në sulmuesin kryesor të ekipit spanjoll duke shënuar plot 8 gola deri më tani dhe duke kryesuar listën e golashënuesve në La Liga 2./albeu.com

 


Shtuar 19.10.2022 14:24