Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar, kjo edhe për shkak se mori pjesë edhe në “Big Brother VIP”.
Aktiviteti dhe postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin vëmendje të madhe, pasi bukuroshja nuk i kursen “thumbat” herë pas here.
Megjithatë, një nga Instastory-t më të fundit nuk ka të bëjë me një të tillë.
Trixa ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku mban të veshur një mbulesë me syrin që simbolizon “mësyshin’ , ajo ka kërkuar që të mos e marrin mësysh.
“Mos më merrni mësysh, ju lutem, Thoni mashallah. Faleminderit”, shprehet Trixa./albeu.com