Mbrëmjen e sotme, një fans i Borës iu afrua shtëpisë së Big Brother Vip dhe nga andej murit e quajti Donaldin maskara, për marrëdhënien e tij me Beatrix. Ky i fundit nuk reagoi, por vetëm u pre komplet në fytyrë.
Më vonë, ndërsa po qëndronte krah Beatrix, pa një pasqyrë të avulluar ku filloi të shkruante.
“Më nxirrni që këtu” ishte fjalia e parë, por më pas u pendua, dhe vijoi të shkruante: “Ose jo jo”, dhe filloi të qeshte bashkë me Trixën.
Kujtojmë se Bora Zemani theu heshtjen sonte, ku kërkoi të mos gjykohej Donaldi për veprimet e tij, pasi dhe ai njeri është dhe mund të gabojë./albeu.com