Më në fund, Albana Osmani dhe Eneda Tarifa i japin fund sherrit pas 6 vitesh

Disa vite më parë, moderatorja Albana Osmani dhe këngëtarja Eneda Tarifa ishin mikesha shumë të mira.

Vazhdimisht në rrjete sociale ato tregonin se kalonin shumë kohë me njëra-tjetrën dhe thuajse bënin gjithçka së bashku.

Mirëpo, shoqëria e tyre u prish gjashtë vite më parë dhe asnjëra prej tyre nuk preferoi ta diskutonte në media atë që ndodhi.

Megjithëse kishin komunikim me njëra-tjetrën, gjërat mes Enedës dhe Albanës u ftohën shumë.

Ato nuk u panë më bashkë dhe të gjithë e kuptuan se shoqëria aq e ngushtë kishte përfunduar.

Mirëpo, pas gjashtë vitesh, Albana dhe Eneda janë sërish shoqe si më parë! Gjithçka i ka mbetur pas të shkuarës!

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar një foto të Albanës me vajzën e saj, Arian, teksa tregon sa shumë i kishte munguar.

Tezhe Banin e kish marre shume malli per Arian. Mua edhe me shume per syçkat e bukura dhe energjine pozitive qe me ka transmetuar gjithmone kjo vajze e forte, artiste qe ben gjera te bukura gjithmone. Me e fundit “Arome giruaje”… Proud of you my friend ?”- ka shkruar Eneda krahas fotos, duke lënë të kuptohet se ajo dhe Eneda janë tashmë shoqe si më parë!

 

 


Shtuar 30.03.2021 10:13