Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana të paqarta burri ka vrarë gruan dhe më pas është arratisur.
Ngjarja ndodhi në afërsi të zonës së Zogut të Zi, ku autori i identifikuar si Hysni Patushi, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.
Gruaja, e identifikuar si Lumturi Patushi, është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshortëve, ndërsa ndodhej edhe nipi i mitur i tyre.
Gjithshtu, i pranishëm ka qenë edhe dhëndri i çiftit, i cili është shoqëruar nga policia.
Pas ngjarjes, Hysni Patushi, është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Mësohet se ngjarja ndodhi në afërsi të SPAK-ut.

