“Më mirë vetëm”, Donaldi dhe Beatrix i japin fund lidhjes në “Big Brother VIP”? (FOTO LAJM)

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj po kalojnë një periudhë të vështirë në çift.

Në spektaklin e mbrëmshëm, këngëtarja rrëfeu pasiguritë e saj për këtë lidhje. Sipas saj, Donaldi nuk sillet si në fillim dhe situate e ka rënduar psikologjikisht.

Në një bisedë gjatë natës, aktori i tha Beatrix se është më mirë që ajo të jetë vetëm.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbarojë ky format”, i tha Donaldi.

“Nuk jam unë as robot, as klloun ja ***** r***, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.

“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, u përgjigj Beatrix.

Por pas gjithë diskutimeve, ata janë puthur e përqafuar dhe janë rikthyer bashkë te banorët e tjerë duke vazhduar kështu njësoj lidhjen

 


Shtuar 12.01.2022 11:30