“Më ka tharë malli”, Arjola Demiri rrëqeth rrjetin nga varri i nënës (FOTO LAJM)

Aktorja e dashur e humorit, Arjola Demiri, ka prekur të gjithë me një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instastory” një video ku zbulon se ka shkuar te varri i nënës së saj të ndjerë.

“2 vjet pa ty nanë, malli nanë, më ka tha malli”, ka shkruar aktorja e njohur, duke treguar se nuk i ka thënë dot as lamtumirë.

Kujtojmë se e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Arjola ka rrëfyer një nga  momentet më të vështira të jetës së saj!Ajo ka treguar se ka pasur shumë momente kur nuk ndihej e vlerësuar.

Aktorja e njohur e “Portokallisë” rrëfeu se gjatë kohës që ishte në depresion, mendonte se nuk vlente si grua, si nënë apo si shoqe.


Shtuar 14.04.2021 10:05