Moderatorja Rudina Dembacaj është nënë e një vajze, Viktoria të cilën e ka nga martesa e parë me ish-bashkëshortin Aleksander Varfaj.
Sapo u zbulua për mediat divorci i moderatores, u bë publike edhe romanca e saj me ish-politikanin Mark Frroku.
Rudina ka marrë me sportivitet përballjen e kësaj lidhje jo pak të komentuar nga publiku dhe ndjekësit e saj dhe herë pas here ka publikuar pamje nga jeta e saj private.
Gjithashtu ajo pyetet vazhdimisht për raportet me babin e Viktorias dhe ka treguar marrëdhënien shembullore që ruajnë, madje edhe takohen herë pas here.
Së fundmi ajo i ka bërë reklamë në Instagramin e saj Aleksandrit duke e quajtur më të mirin në punën e tij si mekanik makinash./albeu.com/