Me fotot e saj nga fëmijëria, Afërdita vërtetoi se Sky s’i paska lënë gjë mamit!

Në datën 16 të muajit Mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbizit nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

Sky është bebushi më i komentuar i momentit në Instagram, që i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tij.

Ndërkohë që njerëzit ishin në dyshime se cilit prej prindërve i ngjan më shumë, Afërdita i ka vënë kapakun këtij muhabeti.

Ajo ka ndarë në InstaStory foto të sajat nga fëmijëria, duke vërtetuar njëherë e mirë se djali është kopja e saj identike.


Shtuar 30.03.2021 15:51