Me fasho në kokë, djali i Hueyda El Saied përfundon në spital (FOTO LAJM)

I biri i Hueyda El Saied ka pësuar një incident të vogël duke dëmtuar ballin. Ka qenë vetë ajo që e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një fotoje të postuar në Instastory.

“Jeta ime, zemra ime, shpirti im, dashuria e mamit dhe babit. Sot çau ballin dhe si rezultat kaluam disa orë në spital. Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Tani jam bërë unë për spital”, ka shkruar Hueyda krahas fotos.

Për fat të mirë vogëlushi është mirë me shëndet dhe asgjë nuk ishte serioze.

Kujtojmë se para pak muajsh Hueyda El Saied mori një vendim drastik, duke ju thënë “mirupafshim” përgjithmonë kaçurrelave të saj. Megjithëse kaçurrelat ishin një tipar identifikues i saji dhe ishim mësuar ta shihnim gjithmonë thuajse me të njëjtin look, kjo nuk e pengoi Hueyda-n që të hiqte dorë prej tyre. Balerina i befasoi të gjithë teksa publikoi foto me modelin e ri të flokëve, që fillimisht u prit shumë mirë nga ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Mirëpo pasi ka kaluar kaq kohë, fansat e Hueyda-s janë kujtuar sërish për kaçurrelat dhe i kërkojnë vazhdimisht që t’i rrisë sërish flokët. Këto komente dhe mesazhe të vazhdueshme siç duket asaj i kanë ardhur “në majë të hundës”, ndaj Hueyda ju ka dërguar të gjithëve një mesazh. Ajo shprehet se nëse do të ndryshonte diçka tek vetja me një shkop magjik, nuk do ja niste kurrsesi nga flokët. Kështu që doni s’doni duhet të mësoheni me modelin e ri të flokëve të Hueyda-s, sepse në fund të fundit ne nuk jemi askush të themi se çfarë duket bukur tek një person, për sa kohë ky është një vendim shumë personal.


Shtuar 22.06.2021 09:36