Ditën e sotme aktorja e njohur Ana Lika ishte e ftuar në “Abc e mëngjesit” me Alban Musa, ku foli për serialin H.O.T që e ka rikthyer në ekran. Teksa foli për rolin e saj në serial, aktorja rrëfeu se një situatë e cila kishte bërë që të tërhiqej nga seriali. Ajo tha se në fillim për të ishin parashikuar shumë skena të nxehta që ajo nuk mund t’i luante duke u tërhequr nga seriali. Por shtoi se me këmbënguljen e Ermalit u rikthye dhe këto skena u reduktuan.
“Shkova lexova dy puntatat e para, mu duk vetja ime por me një ndryshim vogël që nuk po kërkoj një burrë me lekë. Lexoj dy seritë e para, lexoj të tretën dhe te kjo çfarë nuk bëja, nuk kishte lënë aktor, kameraman pa më përplasur në vende të ndryshme. Dhe mua më erdhi si bombë, se nuk isha përgatitur për këtë. Them që jo nuk e bëj, nëse skenari nuk ndryshohet, thashë nuk vij, Bjordi më tha ok mos hajde. Dhe ika. Me këmbënguljen e Ermalit, ishin munduar të merrnin me të mira të shpisë time, këto skena i reduktuan, në një gjë që mu duk shumë normale dhe u riktheva më e fortë se kurrë.”, tha Ana.
Pjesë e serialit është gjithashtu dhe tezja e saj, Inis Gjoni. Por, si ka qenë për Anën të punojë me tezen e saj?
“Në fillim, gjatë skenave me Inisin kisha pak siklet se e përballë teje atë që të ka mësuar. Isha pak e stepur, pastaj më doli sikleti që te dubla e parë kështu që e shijova“. Ndër të tjera, Ana tha se seriali H.O.T dhe filmi Shkëmbimi, që do të jetë premierë me datë 18 Nëntor, ishin dy gjërat më të bukura që i ndodhën në një moment të vështirë të karrierës.