Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, s’ka rezistuar dot më gjatë në ditët e nxehta që kanë kapluar tashmë Shqipërinë dhe është nisur për pushime drejt një vendi tropikal.
Jo vetëm kaq, por ajo s’na e kurseu edhe një foto me bikini në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në super formë dhe sigurisht shumë e lumtur për këto pushime.
Pa e treguar në cilin vend ndodhet, ajo i bën një pyetje ndjekësve të saj:
“Nga jeni sot njerez- Dubai, Maldive apo Dhermi??”
Sara nuk është tepër aktive në rrjete sociale dhe preferon që jetën private ta mbajë larg syrit të mediave, megjithatë për këto pushime e bëri zemrën “gur” dhe na qerasi me një super foto.