Në Holandë është hapur një kurs i veçantë për muzikën Metal, i pari i këtij lloji në Europë. Në Fabrikën e Metalit, studentët mund të fitojnë një diplomë që përfshin zotërimin e artit të ulërimës.
Këta studentë po mësojnë të ulërijnë si pjesë e një programi profesional trevjeçar në Holandë, i specializuar në muzikën metal.
“Muzika “Pop” është e këndshme. Tingëllon bukur dhe qartë. Ndërsa ne jemi ana e errët e saj, nëse mund ta quani kështu”, thotë koordinatori i programit.
“Pra, ne e bëjmë zërin tonë të ashpër, jo të qartë dhe të errët për të reflektuar anën tjetër të spektrit”, vijon ai.
Një nga instruktoret në të ashtuquajturën Fabrika e Metalit, shpjegon si u mëson këngëtareve të rinj si të ulërijnë
“Pra, ne duam një tingull shumë të këndshëm dhe unik, Duhet të jesh në gjendje të flasësh me zë te qartë”, thotë ajo.
Kevin Shogen, një student është lideri i një bande muzikore. Ndihet i çliruar pavarësisht se siç thotë se prindërit e tij e cilësonin të pushtuar nga demoni kur praktikohej në fillim
“Është një nga format me të pastra të emocionit, sepse kur je i gëzuar ulëret, kur je i frikësuar ulëret, kur je i zemëruar po ashtu! Pra është emocionale. Mund të ndihmojë njerëzit të çlirohen”, rrëfen këngëtari i ri i metalit.