Ronela Hajati pritet të sjellë së shpejti këngën e re. Të gjithë fansat e yllit të muzikës mezi po e presin këtë projekt, të cilin këngëtarja e ka cilësuar si më të preferuarën. Prej disa ditësh, ajo ka treguar se ka nisur dhe xhirimet e klipit dhe Ronela duket se po vjen me diçka të veçantë ashtu si çdo herë.
Nëpërmjet disa videove që ka publikuar në Instastory, këngëtarja ka zbuluar se një sekuencë do të jetë dhe “dasma” e saj. Ndryshe nga se jemi mësuar, në këtë dasmë jo vetëm të ftuarit po edhe vetë nusja do të jetë e veshur totalisht me të zeza. Ky është projekti i dytë që vjen pas pjesëmarrjes në Eurovision.
Ronela solli duetin me MatoLale-n ndërsa pritet që të sjellë dhe këngën e parë në gjuhën italiane.