Marina Vjollca konfirmon gjininë e fëmijës me këto foto të ëmbla nga ishulli? (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Marina Vjollca konfirmoi që është në pritje të ëmbël dhe se shumë shpejt do bëhet nënë për herë të parë. Megjithatë, ajo ende nuk ka zbuluar detaje të tilla si muajin e shtatzënisë apo gjininë e fëmijës. “Prive.al” raportoi se moderatorja do sjellë në jetë një vajzë. E duket se lajmin e ka konfirmuar edhe Marina së fundmi përmes disa fotove të postuara në Instagram.

Prej pak ditësh, Marina dhe Getoari ndodhen në ishullin Seychelles, ku po kalojnë kohë vetëm. Mes fotove të publikuara në rrjetet sociale nga pushimet, në disa prej tyre ajo shfaqet e veshur me rozë dhe nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur. Moderatorja ka vendosur në kokë edhe një lule rozë, dhe po ashtu përshkrimin e fotos ka vendosur që ta shoqërojë me një lule në këtë ngjyrë duke konfirmuar në njëfarë mënyre se është në pritje të një vajze.


Shtuar 1.09.2021 13:26