Largimi i Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka qenë shumë i bujshëm për shkak të përballjes së këngëtares me realitetin e jashtëm, të cilës ajo i druhej gjatë gjithë rrugëtimit.
Megjithatë, me daljen e saj, ajo nuk ka dhënë asnjë reagim dhe nuk është përfshirë në rrjetet sociale.
Gjithsesi, mamaja e artistes, Antigona Ramosaj postoi një video të vajzës së saj me Donaldin. Ky duket si një mesazh që ajo e mbështet shumë vajzën e saj, si gjithmonë, po sigurisht edhe dashurinë që ajo krijoi aty brenda.
View this post on Instagram
Dojna Mema, moderatorja e “Fan Club” ka lajmëruar se ajo nuk do të jetë pjesë e takimit dhe përballjes së planifikuar për çdo banor që largohet nga shtëpia.
“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati.”- njoftoi ajo.