Prej ditësh, Luizi ka treguar se me Efin nuk do të ketë më miqësi e madje ai ka nisur “luftën” duke tentuar ta nxjerr atë jashtë.
Mbrëmjen e sotme, me të nisur spektakli Arbana ka rikthyer “këcënimin” që Efi i ka bërë Deas dhe Efi ka sqaruar se gjithçka ka nisur nga humori i zi që Dea dhe
Amos ka bërë për Luizin duke u shprehur se duan ta djegin në zjarr.
Menjëherë Luizi ka mbajtur krahun e Deas duke i thënë Efit që debatet e saj t’i përballojë vetë dhe mos të përdrorë Luizin.
Biseda:
Efi: Në momentin që po bëhej dasma “Nëse do kishin mundësi ta merrnin Luizin ta lidhnin në një pyll dhe do i vinin flakën, nëse do ishte pishina e mbushur me benzinë.
Luizi: Kjo temë është sqaruar, është mbyllur, tani për çfarë po e sjell? Luftërat tuaja bëjini vetë
Dea: Mua më vjen vërtet keq, edhe pse kam qeshur nuk e kam pasur seriozisht për ta bërë.
Luizi: A të dukem i mërzitur unë, jo kështu që rri e qetë.
Dea: Më vjen shumë keq sepse nuk e kam pasur me të keq. Nuk e kam pasur në mendje ta bëj.
Luizi: Nëse do të hapet kjo temë atëherë ka vetëm një arsye
Efi: Seriozisht e ke
Luizi: Po. Prandaj po them nëse merresh me tituj portalesh që i transformojnë gjërat…
Efi: Okej, po të kërkoj ndjesë.