“Lufta” vazhdon, fansat i dhurojnë Luizit një “Luan” në Prishtinë, por Olta i prish gëzimin

Premiera e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ këtë mbrëmje u zhvendos në Prishtinë. Ata që tërhoqën vëmendje ishin sigurisht protagonistët e filmit, Luiz dhe Olta.

Duket se as ‘puthja’ nuk i paska ftohur ‘gjakrat’ mes tyre, pasi në një moment teksa po kalonin në tapetin e kuq ku gjetën kohën të përshëndeteshin edhe me fansat, këta të fundit i dhurojnë Luizit një bluzë me figurën e ‘Luanit’, teksa Olta e cila kalon aty pranë nuk kursehet dhe e lë një koment, pasi e quan ‘mace’.


Shtuar 18.10.2023 23:54