Lori Hoxha është shumë e ndjekur edhe e pëlqyer në rrjetet sociale, por intervistat dhe daljet publike të saj janë shumë të rralla. Por, ajo mundohet të jetë sa më pranë ndjekësve të saj e shpesh zhvillon intervista virtuale në Instagram rreth çështjeve të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme Lori thjesht u është përgjigjur ndjekësve të saj rreth kurioziteteve të tyre, duke zbuluar edhe disa detaje që nuk i kemi ditur më parë.
Kështu, dikush e ka pyetur Lorin se çfarë do bënte ndryshe po të kthehej 10 vite pas. Ajo është përgjigjur duke thënë se do kishte edukimin prioritet.
“Do isha përpjekur për një universitet më të mirë. Të kisha edukimin prioritet!- ka shkruar Lori. Megjithëse vlen të theksohet se kurrë nuk është vonë për të studiuar e për të ndjekur ëndrrat, andaj ky “peng” i Lorit nuk është edhe aq i vështirë për tu realizuar.
E pyetur se çfarë nuk fal asnjëherë, blogerja ka treguar se është shumë tolerante dhe fal çdo gjë, por ka diçka që nuk e kalon dot kur fal. “Kur shoh një anë të një njeriu që mendoja se do e shihja ndonjëherë dhe nuk besoja se është pjesë e tij/saj.”- ka shkruar Lori.
Po ashtu, ajo është ndalur edhe tek i ati, Dritan Hoxha, pasi dikush e ka pyetur nëse fluturat i kujtojnë ende atë. Përgjigja e Lorit ishte se çdo gjë ia kujton të atin dhe se e sheh atë çdo ditë në gjëra të ndryshme.
Gjërat më të rëndësishme që do u mësonte fëmijëve? “Nuk duhet të ndaloni kurrë së mësuari, Tregoni respekt, Jini të mëshirshëm dhe Jini mirënjohës!”