Ledina Çelo publikon foton e rrallë me Leonora Jakupin, si dukeshin këngëtaret 21 vite më parë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, duket se është bërë paksa nostalgjike pasi në profilin e saj në “Instagram” ka postuar disa foto të shumë viteve më parë.

Fillimisht ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku tregon se ka qenë 22 vjeçe. Aty shfaqet me një panë pantallona të gjata dhe një bluzë që i nxjerr barkun jashtë. Flokët e gjata i mban të lëshuara dhe ka bërë makijazh.

Më pas Ledina ka postuar një foto ku është së bashku me kolegen e saj, Leonora Jakupi.
“Me Norën! Viti 2000”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton, ku tregon se kanë qenë në Romë, Itali. E sigurisht që kjo pozë nuk i ka shpëtuar Jakupit, e cila i komenton: “Oh Zot, sa më mungon ajo kohë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo)


Ndërkohë fansat i shkruajnë se nuk kanë ndryshuar fare dhe se janë ende shumë të bukura dhe elegante.


Shtuar 23.08.2021 15:06