Ky banor e fiton “Big Brother VIP” sipas parashikimit të letrave tarot!

Në emisionin “Goca dhe Gra”, mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar astrologia Lorna Hysa, e cila, ndër të tjera ceku temën e formatit më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP Albania” të parë nga këndvështrimi astrologjik.

Sipas parashimit të saj me anë të letrave Tarot, Lorna Hysa ka parë Arjola Demirin si fituese bazuar në shenjën e saj.

Ndërkohë, për lidhjen e Donaldit dhe Beatrix është shprehur se shkojnë pasi kanë të njejtin planet.

Komenti i astrologes Lorna Hysa

Arjola (virgjeresha): Derisa të dali Mërkuri nga prapavija më 3 shkurt, virgjereshat nuk e kanë mirë. Pas 3 shkurtit, mund të jenë më të cliruara. Mund ta mendoj Arjolën fituese por vetëm si virgjereshë, nuk është e avantazhuar deri më 3.

Beniada (binjakë): Nuk e mendoj fituese.

Donaldi (virgjeresha): E njëjta gjë si për Arjolën. Por varet, në varësi të ashendentit. Por nëse dikush ka shumë ashendentë bricjap dhe peshk brenda, ai do të jetë më fituesi. Virgjëreshat nuk janë aq të thata sa mendojmë dhe reagojnë jashtëzakonisht shumë. Virgjerehsa shkon me binjakët sepse kanë të njëjtin planet.

Egzona (virgjeresha): Edhe për të vlen e njëjta gjë.

Einxhel (Shigjetari): Ka fat gjithmonë.

Iliri (Dashi): Është favorit, por jo më i mundshëm.

Dashi dhe virgjeresha janë kokë më kokë, por mund ta fitojë Arjola si virgjereshë femër.


Shtuar 27.01.2022 10:57