“Kur ka radhën do lajë enët, do pastrojë tualetin”, Vera Ora flet për marrëdhënien me Ritën

Gjatë vizitës së këngëtares shqiptare në Shqipëri, Rita Ora ishte e shoqëruar edhe nga prindërit e saj, Vera dhe Besniku Ora.

Pas koncertit gjigant, Vera ka dhënë një intervistë interesante duke treguar për marrëdhënien me të bijën.

“Në momentin që hyn në shtëpi nuk është më ylli ndërkombëtar Rita Ora, por nëse ka radhën do lajë enët, do pastrojë tualetin dhe do bëjë gjithçka që i kërkohet. Bëj shaka, mirëpo Rita është shumë e kuptueshme dhe më duket se ajo e gëzon atë thjeshtësinë që i sjell familja sepse i duket më normale ajo sesa atë që e ka punë,” – u shpreh Vera Ora, në një intervistë përballë Jonida Shehut.

E çfarë i thotë e ëma Ritës? Ajo rrëfeu se vazhdimisht i kujton se të gjithë janë të mirë në punën që bëjnë, thjesht ajo këndon dhe e ka më interaktive marrëdhënien e punës me publikun.

E si përgjigjet ylli ndërkombëtar? “Po mami e di”,rrëfeu Vera Ora.


Shtuar 8.09.2022 14:57