Kristi Aliaj në prag të fejesës? Kapet “mat” me një vajzë në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’, ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk u ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat. Megjithatë, në rrjet gjithnjë është përfolur për historitë e tij të dashurisë.

Ditët e fundit ai ka surprizuar jo pak ndjekësit, teksa ka bërë me dije se ka gjetur dashurinë dhe tashmë është pranë fejesës. Kristi ka folur për lidhjen e tij të re, ka treguar se gjërat mes tyre janë serioze, se kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit.

“Roberti e ka takuar, motra e ka takuar, unë kam takuar prindërit e saj…”, u shpreh ish-finalisti i “Big Brother”. E teksa dashuria ka trokitur, edhe tek ai mbërrijnë edhe këtë foto. Ish-banori është fotografuar nga paparaci ynë në Bllok, ku shihet duke ecur përkrah një vajze. Ashtu siç edhe mund të shihni, dy të rinjtë herë pas here prekin edhe duart e njëri-tjetrit.

Ashtu si shihet, Kristi ka vendosur edhe një kapele, si për t’u maskuar disi nga sytë e kureshtarëve. Nga ana tjetër, vajza në krah të tij, e cila mendohet se është edhe partnerja e tij, shfaqet me një fustan të thjeshtë dhe thuajse e pagrimuar. Vajza në fjalë nuk është një emër i njohur për mediat. Vetë Kristi ka folur për vajzën që ia ka marrë zemrën, e cila është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera ‘tipike shqiptare’.

“U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”, tha ai, duke lënë të kuptohet për intimitet mes dyshes.

Kristi pohoi se ka afirmimin e plotë të Robertit për këtë marrëdhënie, ndërsa nuk ngurroi të tregonte se dashuria mund ta çojë edhe në Angli, aty ku edhe ajo studion. Veç të tjerave ka folur rreth lidhjes së tij të re, me vajzën të cilën ende nuk e ka zbuluar për publikun. Kristi ka treguar se shkëmben me të dashurën e tij dhurata të vogla dhe të mirëmenduara dhe ka treguar njërën prej tyre.

“Më ka bërë një dhuratë të vogël, gjëra të vogla…mua më ka dhënë një shampoo xhel të një marke që më pëlqen dhe të një arome që më pëlqen shumë, aromë komplekse dhe kur lahem e mendoj dhe them sa dhuratë e bukur…”, u shpreh ai.

E në fakt përshkrimi që ka bërë Kristi, duket se përkon me vajzën që fotot e paparacit tonë tregojnë. Madje, edhe nga gjestet e vogla mes tyre, duket se mes tyre ka më shumë se miqësi, shkruan Panorama Plus.


Shtuar 1.10.2023 17:17