Krist Dragot poston foton e nxehtë me të dashurën

Deri tani Krist Dragot ka shijuar romancën e tij në fshehtësi, por duket se pritjes i erdhi fundi. Ai ka postuar një foto të rrallë në rrjete sociale me të dashurën e tij ku shfaqen duke u puthur.

Ish-banori i spektaklit televiziv “Big Brother Vip 2”, më herët kur ka folur për lidhjen e tij të dashurisë, tha se është një marrëdhënie serioze e cila ka nisur në muajin korrik 2023.

E dashura e tij jeton dhe studion në Londër dhe për pak kohë ata kanë mbajtur lidhjen në distancë por mesa duket tashmë kanë zgjedhur ta shijojnë publikisht romancën e tyre.


Shtuar 10.03.2024 08:40