Djali i kantautorit Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçit feston sot ditëlindjen. Ai mbush sot 23 vjeç dhe një urim publik në mesnatë nuk mund të mungonte nga e ëma.
“Gëzuar ditëlindjen dielli im”, ka shkruar Mira.
Një urim ka ardhur edhe nga e motra, Era. “Gëzuar ditëlindjen shpirti i motrës”, shkruan Era krah videos ku Drini i bie piaos.
Nëse vajza e tyre, Era ka qenë e përfolur ne mediat rozë, Drinin e kemi parë më pak. Nëse Era ishte kopje e mami Mirës, Drini qenka një kombinimin i bukur i Shpëtimit dhe Mirës.
I vogli i shtëpisë ka ndjekur hapat e prindërve dhe i është futur muzikës prej rreth 2 vitesh, por ndryshe nga ata ai ka zgjedhur repin, shkruan Albeu.com.
Prej vitesh Mira Konçi është shkëputur jo vetëm nga ekrani, por edhe nga Shqipëria. Mira Konçi dhe ish-bashkëshorti i saj njoftuan 5 vite më parë se po shpërnguleshin për te jetuar në Amerikë, por shumë shpejt erdhi lajmi i ndarjes së çiftit ikonë.