Konkurrente në “Kënga Magjike”, Blerina Braka tregon kuptimin e këngës

Blerina Braka konkurroi mbrëmjen e sotme me këngën “Mirëmëngjes” në “Kënga Magjike”, një tekst i shkruar nga Elios Shuli.

Siç dhe vetë artistja e përmendi, është një dedikim për motrën e saj dhe bashkë me të, edhe për shumë gra të tjera që kanë vuajtur po njësoj si ajo nga një marrëdhënie.

Të lidhura

None found

Është një dedikim, është një pjesë e përjetuar nga motra ime, e cila ka pasur një jetë me probleme, si shumica e grave në Shqipëri”. Më lidhet me historinë time dhe kur e këndoj, realisht hyj, sepse kujtoj atë pjesë që ka përjetuar ime motër, sigurisht kur je në familje… Është një pjesë që e kam përjetuar edhe unë vetë“,– tha ajo duke falënderuar edhe bashkëpunëtorët e këngës.


Shtuar 20.10.2024 20:55