Komenti i Spartak Ngjelës bëri xhiron e rrjetit, Bora Zemani i përgjigjet live

Pak ditë më parë një koment i avokatit Spartak Ngjela për moderatoren Bora Zemani bëri xhiron në rrjet.

“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, i shkroi avokati.

Mbrëmjen e djeshme Bora ishte e ftuar në “Top Arena”, ku tha se ka qenë një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë ndonjëherë.

“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë follow në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”, i tha moderatorja Ngjelës, i cili ishte gjithashtu në studio.

 


Shtuar 10.07.2021 09:10