9 urdhra arresti, përfundon në pranga ish-drejtoresha në Ministrinë e Brendshme

Arrestohet ish-drejtoresha e Prokurorimeve Publike në Ministrinë e Brendshme.

Mëngjesin e sotëm SPAK ka ndërmarrë një aksion në lidhje me abuzimin me fondet publike nga ana e funksionarëve publikë ku janë vënë në pranga 8 persona dhe 1 prej tyre është lënë në arrest shtëpie, lidhur me tenderin e uniformave të policisë.

Sipas burimeve ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, si dhe ka shkelur garën e barabartë. Mes urdhër arresteve që SPAK ka lëshuar ështe edhe emri i një zyrtari të lartë në ministrinë e Brendshme.

Hetimet fillimisht nisën për shkeljet të rregullave në tenderim,  shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk janë bërë publike në mënyrë zyrtare akuzat që rëndojnë për personat e përfshirë në këtë abuzim. Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me njoftim zyrtar dhe te japë detaje më të hollësishme në lidhje me operacionin.

Tenderi për te cilën SPAK ka urdheruar ndalimin dhe arrestimin e zyrtarëve kap vlerën e rreth 25 milionë eurove dhe është bërë nje vit më parë në Ministrinë e Brendshme. /albeu.com/

 

Shtuar 10.07.2021 09:10