Kiara Tito mban fjalën, “kap mat” Luizin (VIDEO)

Kiara Tito është moderatorja  “Dancing with The Stars Fan Club”. Moderatorja e njohur do të presë në studio konkurrentët pjesëmarrës, të eliminuar, familjarët e tyre, të afërm e opinionistë të ndryshëm.

Ditën e djeshme ka qënë puntata e parë e këtij programi të shumëpërfolur, i cili është komentuar mjaft pozitivisht në rrjetet sociale.

Pas një interviste me Sara Hoxhën, fituese të sezonit të parë të “DWTS”, në këtë program u zbulua gjithashtu ekskluzivisht incidenti në të cilën ishte përfshirë konkurrenti Saimir Korreshi, i cili ka thyer krahun, duke u vënë në pikëpyetje vazhdimi i tij.

Nga ana tjetër një sfidë e re është prezantuar në “Fun Club”, i cili ka të bëjë me regjistrimin e videove me kërcimin më të votuar të javës dhe ata persona që marrin më shumë pëlqime, do mund ta ndjekin programin “live” nga studioja e Top Channel.

Këtë sfidë e ka nisur fillimisht Kiara Tito, e cila në një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se si ka “kapur mat” Luizin për të kryer këtë sfidë.

“E zura mat. Ja dhe tangoja. Pa prova. Spontane”, shkruan Kiara në videon e publikuar, ku shihet teksa kërcen me Luizin në ambjentet e shtëpisë.

Ajo gjithashtu ka ftuar të gjithë ndjekësit për të dërguar videot e tyre të kërcimit, duke bërë “tag” “DWTS”.


Shtuar 9.10.2023 14:30