Kiara bisedë virtuale me ndjekësit: Kur pashë tymin rozë, s’do e harroj kurrë!

Ditën e sotme, moderatorja Kiara Tito, ka bërë një pyetësor në rrjete sociale, ku ka marrë pyetje të shumta dhe të ndryshme prej ndjekësve të saj.

Padyshim që pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me Lunën, vogëlushja e familjes Ejlli e cila erdhi në jetë një muaj e pak ditë më parë.

Kiara rrëfehet që e ka marrë veten shpejt prej lindjes, por është herët për të dhënë një përgjigje pasi ende s’kanë kaluar 40 ditë që nga lindja e Lunës, teksa ka shtuar se bebushja është një çamarroke e vogël e cila fle gjiithë ditën dhe gjatë natës bën koncert live.

Ndër të tjera ajo është pyetur për ndjesinë që kishte për gjininë e fëmijës së saj të parë.

Moderatorja shprehet se gjithë jetën e saj ka dëshiruar të ketë një vajzë dhe momenti kur ka parë tymin rozë do të jetë i paharrueshëm për të!


Shtuar 3.06.2024 12:22