Këngëtarja shqiptare nis pushimet, “çmend” grekët me pozat joshëse (FOTO LAJM)

Eleni Foureira ka filluar zyrtarisht pushimet verore. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka gjetur pak kohë përpos angazhimeve muzikore dhe është “arratisur” drejt ishulli grek, Tzia.

Ajo ka ndarë disa foto joshëse me ndjekësit në rrjete sociale ndërsa merrte rreze dielli dhe ku dukej më në formë se kurrë më parë. Nuk munguan as komentet nga fansat që e vlerësuan për trupin mbresëlënës.

Ylli shqiptar po shijon lidhjen e dashurisë me futbollistin spanjoll, Alberto Botia. Pak ditë më parë, ajo konfirmoi thashethemet e romancës me lojtarin ndërsa së fundmi është spekuluar se dyshja pritet të shkojë së shpejti drejt altarit.


Shtuar 5.07.2021 11:25