Arjeta Palushaj ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Djali”, në të cilën shfaqet shumë provokuese. E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ajo në fillim kishte menduar që kjo këngë të ishte një duet. Mes të tjerash, moderatori Alban Musa e pyeti dhe për jetën e saj personale.
E pyetur nëse do ta donte partnerin e saj të ishte artist, ajo tha: “Nëse është artist mund të jemi vetëm shokë. Mendoj se kam shumë art, nuk kam nevojë dhe për dikë tjetër si unë. Partneri duhet ta dojë ose ta kuptojë artin tim përndryshe nuk do të ketë një mundësi të dytë për të dalë.”
Më pas shtoi: “Meshkujt e interesuar kanë treguar shumë dizinteres ndaj artit tim. Që aty është skualifikuar në mënyrë automatike”.