Këngëtarja e labelit të Jay Z, Roc Nation, e njohur si Maeta, ka shpërndarë një video të një momenti të frikshëm kur një gjarpër e kafshon teksa xhironte një videoklip.
Këngëtarja 21-vjeçare ka postuar në Instagram një klip bardh e zi nga prapaskenat.
“Kjo është ajo çfarë kaloj për të bërë video për të gjithë ju”, ka shkruar ajo në postimin e saj, ku i ka çaktivizuar komentet.
Në klip këngëtarja e R&B dukej e shtrirë në një tapet dhe dy gjarpërinj u vendosën mbi të – njëri prej të cilëve e kafshoi në mjekër. Ajo u shty larg, duke shmangur ndonjë dëmtim të madh. Megjithatë, ende nuk ka asnjë informacion nëse gjarpri ishte helmues.
View this post on Instagram