Këngëtari i njohur flet për sherrin e bujshëm në Greqi

Këngëtari i njohur Devis Xherahu, i ftuar në një program televiziv tregoi disa të vërteta, ndër to edhe për sherrin që u përfshi në Greqi.

Devis zbulon gjithashtu nëse do të përfaqësojë Greqinë në Eurovizon dhe se a paguhet 100 mijë euro në dasma.

Moderatorja: A është e vërtetë që për çdo dasmë merr nga 100 mijë euro?

Devis: Edhe Don Xhoni nuk merr 100 mijë euro, janë shumë për nivelin në shqipëri

Moderatorja: A do ta përfaqësosh Greqinë vitin tjetër në Eurovizion?

Devis: Nuk më është bërë ndonjë ofertë e tillë, por e kam menduar kur shikonim suedezen që përfaqësonte Greqinë. Thjeshtë ngeli një ide.

Moderatorja: A ke harxhuar 100 mijë euro për pushime në Santorini?

Devis: Jo nuk është e vërtetë

Moderatorja: A është e vërtetë që të kanë përjashtuar nga performanca në një buzuk?
k
Devis: Jo por kam bërë një debat dhe fitova unë. Kam qenë në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai sepse unë kisha të drejtë.


Shtuar 7.07.2024 17:30