Kënga e Dua Lipës shpallet më e mira e vitit 2021 (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vijon të korr suksese të mëdha në botën e muzikës. Kënga e saj “Levitating” është shpallur si kënga më e mirë e vitit 2021.

Sipas renditjes së Billboard Chart, “Levitating” është përfshirë në kategorinë e “Hot100 Songs”, ku rrëmbeu vendin e parë.

Lajmin e ka ripostuar vetë Dua në Instagram, duke falenderuar fansat e saj për mbështetjen.

“Levitating” është numri #1
Billboard Hot 100 kënga e vitit 2021!!! Faleminderit,
faleminderit! Duke e ndarë këtë moment me njerëzit që dua shumë @the_koz @sarahhudsonxx @icoffeeir
Do të thotë bota për mua“, ka shkruar këngëtarja shumë e lumtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Shtuar 3.12.2021 15:21