Inter dhe Eriksen do të ndërpresin kontratën

Mesfushori danez pësoi  një atak kardiak në qershor të këtij viti në sfidën Danimarkë – Finlandë.

Që nga ajo kohë Eriksen më nuk ka luajtur futboll pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër. Lojtarit nuk i lejohet të luaj në Itali, pasi Serie A ka vendosur më parë një rregull që futbollistët me probleme kardiake të mos kenë mundësi të luajnë. 29-vjeçari ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2024, por ai do ta shkëpusë atë me marrëveshje.

Aktualisht pagën e lojtarit prej shtatë milionë euro në vit është duke e mbuluar shtëpia më e madhe e futbollit evropian FIFA. Danezi ka nisur tanimë stërvitjet me ish-skuadrën e tij Odense, por sipas mediave italiane ka arritur marrëveshje me Interin për ta shkëputur kontratën në janar.

Eriksen pas shkëputjes së kontratës me Neroazzurët pritet të bëhet me ekip të ri, ku gjasat më të mëdha janë që ai të nënshkruajë në Holandë me Ajaxin./h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2021 15:20