Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë debate për pornografinë, pozat nudo, etj.
Gjatë diskutimeve, Donaldi i ka drejtuar një pyetje Einxhel. Ai e ka pyetur atë nëse ka shkuar ajo me ndonjë djalë në këmbim të parave.
“Ti a ke shkuar me ndonjë djalë për lekë?”,-e pyeti ai.
“Jo nuk kam shkuar”,-u përgjigj Einxhel.
“Ky është një koncept shumë i gabuar”,-tha Monika.
“Ne po themi që nuk gëzojmë respekt për njerëzit që arrijnë në këtë mënyrë një karrierë të caktuar”,-u shpreh Dagz.