Kë sheh fitues Rike Roçi , një rrëfim i sinqertë nga ish-banorja e “BBV3”: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera. Kë sheh ish-banorja fitues?

“Kam menduar gjithmonë që Juli dhe shpresoj me zemër që Deda. Mendoj ose Juli dhe Romeo ose Juli dhe Meritoni në dyshen finale…“-u shpreh Rike.

Përtej lojës, Rikja u shpreh edhe për fillimet e vështira në Itali, duke kujtuar se është bullizuar.

“Patjetër që po, jam bullizuar. Madje kam ndërruar dhe shkollën për këtë arsye, e kam përjetuar shumë… Kur hanim bukë, asnjë nuk rrinte me ’emigranten’ dhe kur u rrita dhe u bëra vajzë e këndshme më ftonin për kafe dhe refuzoja…”.


Shtuar 14.05.2024 21:33

Tags: