Kanye West po e përjeton keq divorcin ndërsa Kim bën party

Kim dhe Kanye i dhanë fund martesës së tyre pak javë më parë duke nënshkruar divorcin që për një kohë të gjatë përflitej në media. Ndonëse ndarja mes tyre ishte miqësore dhe me marrëveshje, pas nënshkrimit të divorcit, dyshja as nuk duan ta shohin me sy njëri-tjetrin. Siç raportojnë burimet nga mediat e huaja, Kanye e ka përjetuar keq ndarjen. Ai ka ndryshuar numrin e telefonit dhe Kim mund ta kontaktojë vetëm nëpërmjet skuadrës së tij të sigurisë. Por edhe Kim nuk pranon të qëndrojë në shtëpi kur Kanye shkon për të parë fëmijët, duke u larguar sa herë është dita e vizitave.

Megjithatë ndryshe nga Kanye, Kim duket se e ka marrë pak më lehtë ndarjen. Ylli televiziv jo vetëm që shkoi me pushime, më pas u argëtua me mikeshat e saj, por po ia kalon për mrekulli edhe me fëmijët duke i mësuar nga pak me mungesën e të atit. Mbrëmjen e djeshme ajo ka organizuar një “Pizza party” duke publikuar foto e duke treguar se janë shumë të lumtur pavarësisht ngjarjeve të fundit.

 

 

 

Shtuar 12.03.2021 12:03