Përdorimi i aspirinës mund të reduktojë riskun e infektimit nga Covid 19

Aspirina, një medikament i konsoliduar, i sigurt dhe me kosto të ulët që përdoret gjerësisht për lehtësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës që përdoret gjithashtu edhe në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, mund të mbrojë nga infeksioni i koronavirusit Sars-Cov-2 dhe ka një efekt të dobishëm gjatë kohëzgjatjes së sëmundjes. Kështu sugjerojnë rezultatet e një studimi të kryer në Izrael nga një ekip kërkimor i udhëhequr nga Universiteti i Bar-Ilan i cili ka verifikuar potencialin e parandalimit dhe rezultatet e Covid të shoqëruara me marrjen e acidit acetilsalicilik gjatë valës së parë të pandemisë.

Aspirina dhe rrisku i Covid-19

Studiuesit përdorën informacionet e marra në database të Leumit Healht Services, një organizatë izraelite shërbimesh mjekësore, duke marrë në shqyrtim të dhënat klinike të 10.477 personave të testuar për Covid mes 1 shkurtit deri në 30 qerhor 2020.

Analiza e tyre, e publikuar në detaje në The Febs Journal, tregoi se përdorimi i aspirinës në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek subjektet e shëndetshme shoqërohet me një rënie prej 29% të probabilitetit të infeksionit koronavirus në krahasim me ata që nuk e merrnin këtë ilaç.

Vëzhgimi i efekteve të dobishme të mundshme të dozave të ulëta (75mg) të aspirinës në infeksionin e koronavirusit “është paraprak, por duket shumë premtues”, tregojnë studiuesit duke theksuar rëndësinë e konfirmimit të rezultateve të punës së tyre në studime në shkallë të gjerë që përfshijnë pacientë nga spitale dhe vende të tjera. ‘Ne jemi përpjekur të kuptojmë më mirë efektet e mundshme të dobishme të aspirinës për të ndihmuar në luftën e sistemit imunitar të njeritu kundër Covid-19. Kjo ishte deklarata e Milana Frenkel-Morgenstern e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Bar-Ilan. Tani do tentohet në një shkallë më të gjerë të pacientëve dhe në prova klinike të rastësishme.


Shtuar 12.03.2021 12:56

Tags: ,