Justin Bieber “kokë e këmbë” me tatuazhe, e ëma e komenton siç do bënte mami jonë

Kur vjen puna tek tatuazhet Justin Bieber nuk ka të ndalur. Ndonëse këngëtari e ka mbuluar gjithe trupin me tatuazhe të ndryshme, së fundmi ka bërë një të ri.

Ai ka shkruar fjalën “pjeshkë” në qafë, këngë e cila do të jetë dhe pjesë e albumit të ri të titulluar “Justice”.

Mamaja e Bieber ka komentuar menjëherë pas postimit të Justin duke shkruar:

“A nuk mendon se ke bërë mjaftueshëm?”.

Ndonëse mamat janë gjithmonë përgjithësisht kundër tatuazheve, mamasë së Justin nuk i ka ngelur asgjë tjetër veçse ta pranojë këtë fakt.


Shtuar 29.03.2021 13:17