Julian Deda poston foton e para 27 viteve: Para dhe pas kredisë…

Aktori i humorit Julian Deda, pas mbarimit të “Big Brother VIP3”, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Finalisti i këtij edicioni të reality show-t, ndan me 469 mijë ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria.

Mëngjesin e kësaj të marte, aktori i dashur për publikun ka postuar në “Instagram”, një fotografi që ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave të tij.

Ai ka bashkuar dy imazhe në një, ku në njërën anë është një foto e tij e realizuar në vitin 1997 dhe në tjetrën anë ai në vitin 2024.

“Para dhe pas kredisë…!”, ka shkruar ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri bashkëngjitur me foton në fjalë, e cila në pak minuta ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta.

Kujtojmë se Juli është shprehur në intervista të ndryshme, se do mundohet që të mbajë kontakt me të gjithë banorët që ka ndarë rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip3”. E duket se ai po e mban fjalën, pasi është takuar me Erjola Doçin dhe Ledjona Xheladinajn.


Shtuar 11.06.2024 11:11