Julian Deda kritikon rikthimin e Eglit: Nuk di të mendojë për veten, si mund të kthehesh në një realitet që të…

Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ka ngjallur reagime të shumta, mes tyre edhe nga aktori Jul Deda.

Përmes një postimi në “Instagram”, Deda shprehu hapur zhgënjimin e tij.

Ai deklaroi se fillimisht kishte menduar se Egli po bënte një hap të duhur për veten, por kthimi i saj ia ndryshoi mendjen.

“Kur doli Egli thashë: “Bravo, hera e parë që mendon për veten”.

“Ja paskam futur kot, Egli nuk di të mendojë për veten”, tha ai.

“Rikthimi e vërteton këtë. Si mund të kthehesh me vetëdije në një realitet që të çmend”, – shkroi Deda, duke lënë të kuptohet se ai e sheh këtë rikthim si një vendim të dëmshëm për të.

Ky koment ka nxitur debate të forta mes ndjekësve. Disa e mbështesin Dedën, duke argumentuar se Egli duhet të kishte menduar më shumë për mirëqenien e saj.

Ndërsa të tjerë e shohin rikthimin si një akt guximi dhe përpjekje për të vazhduar rrugëtimin e saj.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, rikthimi i Eglit ka qenë një nga zhvillimet më të diskutuara të spektaklit.


Shtuar 16.03.2025 14:54