Ju mori malli? Kleah Huta zbulon kur do të rikthehet në ekran (FOTO LAJM)

“Këngë moj” ishte spektakli që riktheu në ekran Klea Hutën, një nga moderatoret më të dashura, pas disa vitesh mungese në televizionet shqiptare. Në qershor u përmbyll sezoni i dytë i këtij formati, megjithatë gjatë verës, u transmetua Maratona e këngës popullore “Këngë Moj”, ndonëse jo në prezantimin e Kleas, por një tjetër moderatoreje shumë simpatike, si Nevina Shtylla.

Megjithatë, për shumë pak ditë rikthehet sërish në “Vizion Plus”, “Këngë Moj”, e bashkë me të edhe Klea, që sigurisht edhe pse pas pauzave të shkurtra, i mungon ekranit. Vetë moderatorja ka zbuluar në një Instastory, ku ka publikuar një video të spektaklit, që starton në 9 nëntor.

Edhe këtë sezon, çdo të martë do të vijnë në ekran artistët më të mirë shqiptarë, si dhe do të rikthehen perlat e muzikës tonë, në një format të mirëfilltë muzikor.


Shtuar 4.11.2021 09:45